Amos Zaharian dhe ish-partnerja e tij, Gigliola Haveriku, ndonëse janë ndarë prej disa kohësh, duket se ruajnë akoma një respekt të ndërsjelltë për njëri-tjetrin, për hir të 6 viteve që kaluan së bashku.
E ftuar së fundmi në “ABC e Mëngjesit”, Gigliola ka folur rreth raportit që ruan me aktorin pas ndarjes. Këngëtarja u shpreh se gëzon respekt për aktorin por nuk kanë ruajtur një raport miqësor me njëri-tjetrin. Madje ajo theksoi se nga ana e saj ka ende shumë dashuri dhe e ruan me fanatizëm të shkuarën me të.
“Nuk ka raport, nuk ka marrëdhënie dhe s’ka pse të ketë. Kur mbaron një histori shumë e gjatë, nuk ka pse të ketë marrëdhënie mendoj unë, nuk mund të ngelemi miq, por e bukura është se ka një respekt shumë të madh, ka një dashuri shumë të madhe, të paktën nga ana ime. Kemi të shkuarën bashkë, tani jam te e tashmja, projektuar në të ardhmen, por shumë e bukur që të kesh një të shkuar me dikë. Ai është e shkuara ime dhe është shumë ‘nice’””, është shprehur Gigliola.