Gixhari e Zeka: Gati për Big Brother VIP, do japim energjinë dhe shpirtin!

Gixhari e Zeka: Gati për Big Brother VIP, do japim energjinë dhe shpirtin!

Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari dhe Milaim Zeka, janë gati për rikthimin e spektaklit “Big Brother Vip 3” që fillon nesër.

Në një video të publikuar, Olta konfirmoi se ka nisur udhëtimin drejt Kosovës për këtë sezon që pritet të sjellë dramë, argëtim dhe sfida unike.

“U nisëm ne. Jemi nisur një ditë para, nga qejfi,” shprehet Gixhari.

Ndërsa, Milaim Zeka shtoi se do të bëjnë çmos për të ofruar dinamika të reja për publikun. “Do japim gjithë energjinë dhe shpirtin për Big Brother VIP Kosova,” tha ai, duke u parë në automjet me Gixharin, plot atmosferë, në drejtim të Prishtinës./GazetaEnigma/

Related Articles