Shkencëtarët kanë dalë me të dhëna të jashtëzakonshme mbi shëndetin riprodhues.
Shkencëtarët kanë identifikuar pothuajse 300 variacione të gjeneve që ndikojnë në periudhën kur do të ndodhë menopauza.
Ekipi i Universitetit Exeter arriti në përfundimin se këto ndryshime gjenetike mund të parashikojnë afërsisht në cilën periudhë të jetës një gruaje do t’i ndërpriten menstruacionet.
Kjo dëshmi mund të ndihmojë në trajtimin e infertilitetit në të ardhmen, por, gjithashtu, mund të rrisë periudhën riprodhuese në jetën e një gruaje.
Kjo gjithashtu mund të parandalojë zhvillimin e disa tumoreve të lidhura me hormonet, të tilla si tumoret e gjirit ose vezoreve, por edhe zhvillimin e diabetit 2.
“Me njohuritë mbi gjenetikën dhe ndikimin e saj në menopauzë, ekziston mundësia për të parashikuar se cilat gra mund të hyjnë në menopauzë më herët dhe që kanë probleme me shtatzëninë natyrale, “tha bashkautorja e studimit Dr. Catherine Ruth.
Gjatë studimit, u vëzhguan 201,323 gra nga Evropa dhe 80,000 nga Azia Lindore.
Eva Hoffman, bashkëautorja tjetër e studimit, vuri në dukje se këto hulumtime të rëndësishme mund të ndikojnë në procesin e fekondimit in vitro dhe të ndihmojnë trupin e pacientit të reagojë më mirë.