Gjesti akuzohet për kanosje dhe dëmtim të pasurisë

Gjesti akuzohet për kanosje dhe dëmtim të pasurisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se se me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i njëjti është ndaluar për  48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” si dhe “Asgjësim apo dëmtimi  i pasurisë”.

Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, siç thuhet në njoftim, është duke  ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural në lidhje me këtë rast.

“Për shkak të fazës së hershme tëprocedurës hetimore dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë lidhur me rastin”, njoftoi Prokuroria.

Related Articles