Gjesti i fshin të gjitha postimet e vjetra nga Instagrami

Gjesti i fshin të gjitha postimet e vjetra nga Instagrami

Gjesti vetëm pak ditë më parë u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Ai tani po shijon jetën e re jashtë mureve të shtëpisë së famshme, ku edhe ka nisur me angazhimet e tjera në karrierë.

I njëjti në Instagram ka fshirë të gjitha postimet që i kishte deri më tani, dhe ka postuar një foto të re që nuk ishte publikuar më parë.

Foto: Screenshot/Instagram

Krahas kësaj, artisti pejan ka ndërruar edhe fotografinë e profilit, duke vënë një të re.

Mbase po fillon çdo gjë nga e para, ndonëse ka filluar përgatitjet edhe për projekte të reja.

Këngëtari tanimë ka mbajtur edhe koncertin e parë që pas daljes nga Big Brother VIP.

Related Articles