Këngëtari dhe ish-konkurrenti i formatit më të njohur në vend, Big Brother VIP Kosova 3, Gjesti mbrëmë ka befasuar me hyrjen e tij të papritur në Bigun e Shqipërisë.
Kjo hyrje e tij vjen menjëherë pas eleminimit nga programi reality i cili po zhvillohet ende në Kosovë.
Kalimi i tij nga një format në tjetrin, ka ngjallur shumë reagime në opinionin publik, sidomos pas një deklarate të cilën artisti e tha mbrëmë qysh në hyrje, që disa e konsideruan si thumb ndaj Big Brother-it pjesë e së cilit ai ishte për gati 3 muaj.
Moderatori, Ledion Liço në një moment e pyeti këngëtarin se çka pret tani nga kjo përvojë, derisa ky i fundit u përgjigj “shumë sende ma të forta, se më është bërë diçka që s’është dashtë, kështu që s’ia vlen ta përmend”.
Se si do të vijojë rrugëtimi i Gjestit tani në të njëjtin format, mbetet të shihet rrugës. /Gazeta Engima