Gjilani fiton ndaj Arbërisë

Gjilani fiton  ndaj Arbërisë

Gjilani ka shënuar fitore me përmbysje të shtunën në Podujevë duke e mposhtur Arbërinë me rezultatin 4:3.

Me këtë humbje skuadra nga Lipjani bën një hap prapa në luftë për mbijetesë.

Në minutën e katërt  Besar Musolli shenoi nga afërsia për 1:0. Vendasit fituan një penallti në minutën e tetë me anë të Arbër Pirës. Nga pika e bardh i pagabueshëm u tregua Cesar Santos për 1:1.

Nikoqirët arritën të shënonin edhe golin e dytë në minutën e 20-të me Almir Kryeziun që kaloi skuadrën e tij në epërsi prej 2:1. Por mysafirët barazuan në minutën e 38-të me Gerhard Prognin që realizoi një gol nga goditja e dënimit për 2:2 me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

45-minutëshi i dytë nisi më mirë për vendasit që gjetën golin. Në minutën e 52-të Kreshnik Bahtiri shënoi me kokë për 3:2.  Mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin rezultatin në minutën e 86-të me Prognin që realizoi një gol, për 3:3.

Gjilanji arriti të përmbys rezultatin në minutën e 89-të me Shend Kelmendi që shënoi për 4:3 me të cilin rezultat u mbyll ndeshja.

Related Articles