Sport Club “Gjilani” ka zyrtarizuar dy përforcimet e para për sezonin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i zjarrtë, raporton Gazeta “Enigma”.
Mesfushori Albert Dabiqaj dhe mbrojtësi i majtë Yll Hoxha janë dy prurjet e reja të “kuqebardhëve”.
Tifozët e klubit, “Skifterat”, i kanë uruar mirëseardhje dy futbollistëve duke i dëshiruar suksese drejt rrugëtimit të përbashkët.
Kujtojmë se skuadra e Ismte Munishit e ka shpallur kandidaturën për titullin kampion.
Më poshtë i gjeni dy postimet nga “Skifterat”: