Aktorja kosovare, Adriana Matoshi, e njohur për karakterin e saj super eksperimentues, edhe së fundmi ka bërë diçka më ndryshe.
E ftuar në një dasëm, Matoshi, është përkujdesur që të duket sa më elegante. Por, vëmendje më të madhe se fustani e flokët, morën vetullat e aktores.
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është komentuar pafund për grimin interesant, sidomos pjesa e vetullave, të cilat ajo i kishte ngjyrosur vjollcë.
Adriana, 42-vjeçe tashmë njihet për stilin e saj unik si në publik, ashtu edhe në Parlament.
Që kur është bërë pjesë e këtij institucioni shtetëror ajo ka sjellë stile të ndryshme të flokëve e veshjeve, goxha interesante për një deputete.