Gjosha: Shqipëria të rimarrë rolin të një ambasadori për të mbrojtur Kosovën

Gjosha: Shqipëria të rimarrë rolin të një ambasadori për të mbrojtur Kosovën

Ish-ministrja e Integrimeve dhe kandidatja për deputete nga radhët e LSI-së, Klajda Gjosha, mendon se Shqipëria duhet të rimarrë rolin e saj të një ambasadori për të mbrojtur Kosovën.

Gjosha, tha se Shqipëria duhet të lobojë më shumë dhe të ketë një rol më aktiv me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejtë.

“Shqipëria ka mbajtur gjithmonë një pozicion mjaftë të mirë me rajonin, ka qenë mbështetje shumë e madhe për vendet e rajonit, por sidomos për Kosovën. Fatkeqësisht gjatë viteve të fundit kemi parë edhe luhatje të këtyre marrëdhënieve për shkak edhe të projektit të ndarjes së kufijve dhe realisht ajo çka ne jemi të fokusuar është të rikthejmë marrëdhënien duke respektuar shtetin e Kosovës. Por e dyta duhet edhe të rimarrë rolin e saj duke luajtur atë rol të ambasadorit që shpesh herë ne e kemi bërë për ta mbrojtur Kosovën por edhe për të kërkuar njohjen e saj tek ato shtete që ende sot nuk e njohin. Një punë shumë e madhe duhet bërë gjithashtu edhe për lobimin pse jo me shtetet anëtare për liberalizimin e vizave”, deklaroi Gjosha për KosovaPress.

Gjosha nuk shesh asnjë shqetësim që Lëvizja Vetëvendosje, e cila tashmë udhëheq me Kosovën, po garon edhe në Shqipëri me tre kandidatë të saj në tri qarqe të ndryshme. Sipas saj, votuesit zgjedhin alternativën më të mirë pavarësisht emrit të partisë.

Pavarësisht të ashpërsimit të retorikës, Gjosha thotë se nuk ka asnjë frikë për dëmtim të procesit zgjedhor duke bërë thirrje të gjithë anëtarëve të LSI-së që të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Related Articles