Një gjykatë në Portugali ka urdhëruar arrest shtëpiak për presidentin e Benficas, Luis Felipe Vieira, derisa ai të paguajë shumën prej tre milionë eurosh.
Vieira dhe tre të tjerë u arrestuan në fillim të kësaj jave në operacionin “Kartoni i Kuq” për mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal
Avokati mbrojtës Manuel Silva u ka thënë gazetarëve se presidenti i klubit më të madh portugez është i pafajshëm.
Nga ana tjetër, Benfica nuk është duke u hetuar.
Luis Felipe Vieira e drejton Benfican prej vitit 2003.