Pas vendimit të gjykatës në favor të saj në përballjen me Drilon Ramën, Xheneta Fetahu ka reaguar menjëherë përmes një postimi ironik dhe të mbushur me thumbime në Instagram.
Duke iu referuar Ramës si “fitues i shpikur i BBV-së”, Xheneta ka akuzuar atë për “dramë plastike” dhe përpjekje të kota për të tërhequr vëmendje.
Në mesazhin e saj, ajo ka hedhur poshtë pretendimet e tij për shkelje të privatësisë, duke theksuar se Driloni vetë kishte dhënë pëlqim për publikimin në fjalë.
Ajo citoi institucionin përkatës që kishte shqyrtuar çështjen: “S’ka shkelje. S’ka hetim. Rasti? Pa bazë”.
Me sarkazëm të theksuar, Xheneta përmbylli reagimin me një pyetje thumbuese.
“Athua gishtin ku do ta fus sonte?”
Një kundërpërgjigje kjo ndaj një fotografie të mëparshme të publikuar nga Driloni, ku ai shihej duke ngritur gishtin e mesëm – një imazh i drejtuar ndaj saj në kontekstin e përplasjes së tyre publike.