Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi i njohur me nofkën, Gold Ag, ka një gëzim në shtëpinë e tij.
Ai po bëhet baba për herë të dytë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Kosovës.
Ai zbuloi se bebi pritet të vijë në jetë në fund të muajit shtator.
Lajmet se reperi do bëhej baba për herë të dytë lindën javë më parë, kur ai dhe bashkëshortja e tij, Ermira morën pjesë në dasmën e sportistit të njohur, Robin Krasniqi.
Gold Ag është baba edhe i një djali me emrin Gueril, ndërsa gjininë e fëmijës së dytë nuk e ka zbuluar akoma.