Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Gresa dhe Vullneti kanë biseduar teksa kanë qëndruar në kafaz.
Ata bashkë kanë bërë plane se si ta nxjerrin Burimin nga shtëpia.
“Këtë Burimin duhet ta largojmë gjithqysh”, ka qenë deklarata e Gresës, me të cilën Vullneti është pajtuar.
Ata kanë folur edhe në lidhje me Drenushën dhe lojën e saj.
“Tash Drenushës vetëm i kapen, cila është tema jote”, është shprehur Vullneti.
Por, ata nuk i kanë lënë anash as banorët e rinj, të cilët i kanë komentuar bashkë.