Gresa është hapur me Xhenetën teksa i ka treguar një periudhë të vështirë të saj gjatë kohës që po kryente studimet universitare në aktrim.
Ajo tregoi se është bullizuar shumë nga shoqëria e saj për punën e peshës së saj.
“Me shoqëri kam pasur probleme, shoqëria më ka keqtrajtuar shumë për punën e peshës, ekstrem shumë. Më kanë bërë të shëmtuar pasi kam pasur edhe proteza në dhëmbë”, u shpreh Gresa.
Gresa, mes tjerash, u shpreh se shumë shpesh ka menduar të lë fakultetin, por me ndihmën e disa profesorëve dhe familjarëve të saj ka arritur që të mos e marrë këtë vendim.
Ajo, tutje, tregoi edhe se si shoqja e saj iu kthye kundër duke e ofenduar dhe bullizuar.