Gruaja e Ibrahim Rugovës: “Do Zoti na jep mend e dimë me rujt pavarësinë” (VIDEO)

Gruaja e Ibrahim Rugovës: “Do Zoti na jep mend e dimë me rujt pavarësinë” (VIDEO)

Sot në 17-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, gruaja e tij, Fana Rugova ka thënë disa fjalë për të, duke dhënë kështu edhe një mesazh për liderët shtetëror, raporton Gazeta “Enigma”.

Fana Rugova përmes një video të publikuar nga partia e Rugovës, LDK-ja theksoi se motoja e çdo veprimtarie të tij ka qenë pavarësia e Kosovës, duke shtuar se ‘Sot e kemi pavarësinë, do zoti na jep mend e dimë me e mbajtë e me rujt”.

“E di që presidenti ka dhënë shumë kristale, sidomos ndërkombëtarëve me një moto gjithmonë me një mezash që me njoftë pavarësinë e Kosovës. Ajo ka qenë kryesorja e cdo veprimtarie të tij, pavarësia e Ksoovës. Sot e kemi pavarësinë, do zoti na jep mend e dimë me e mbajtë e me rujt”, tha gruaja e ish-Presidentit Rugova. / Gazeta Enigma.

Related Articles