Habit Gresa pas BBVK3: E ka mësu dhoma e rrëfimit çka me bë

Habit Gresa pas BBVK3: E ka mësu dhoma e rrëfimit çka me bë

Aktorja e njohur, tashmë ish-banorja e njërës ndër shtëpitë më të njohura në vend, Big Brother VIP Kosova, Gresa Gashi, pas përfundimit të lojës së saj në gjysmë finale ka folur më shumë rreth eksperiencës.

Në një intervistë, Gashi ka treguar për mënyrën se si është pritur jashtë, reagimet e para që ka marrë si dhe si e ka vlerësuar vendimin e publikut për të mos e dërguar atë në finale.

E pyetur nga moderatorja se kë sheh aktorja fituese të këtij edicioni të tretë të Big Brother, ajo ka befasuar me përgjigjjen e saj.

“Kisha dasht me fitu Vullneti por do e fitoj dikush tjetër..”, është shprehur ish konkurrentja.

Ajo ka hedhur edhe disa akuza mbi produksionin duke aluduar se ata e kanë mësuar njërin nga konkurentët për veprimet brenda lojës.

“Asnjë tjetër nuk e shoh, as Xuxin, as Xhenetën e as Drilonin, sepse nuk mundem me pa një banorë që e ka mësu dhoma e rrëfimit çka me bë”, është shprehur ajo. /Gazeta Enigma

Related Articles