Arta Nitaj është një prej konkurrenteve më të komentuara të spektaklit “Dance Albania”.
Megjithëse në mbrëmjen e dytë ajo vallëzoi një “rumba” mjaft sensuale, kritikat nga juria e spektaklit ishin të pashmangshme.
Balerina e mirënjohur Klaudia Pepa, tha se ajo ka ende për të mësuar për të qenë më e zhdërvjellët dhe të transportojë lëvizjet me muzikën.
Ndërkohë, profesionisti Ilir Shaqiri vlerësoi se problemi më i madh te Arta qëndron te hapja e këmbëve, apo elasticiteti i trupit.
“Problemi yt më i madh për mendimim tim është hapja e këmbëve sepse je e mbyllur, kupton? Elasticiteti ka të bëjë shumë sepse duhet të punosh shumë sparkatën. Pjesën e sipërme të trupit ti e punon shumë bukur, rumba, por pjesa poshtë përveçse je e mbyllur ke shumë pak elasticitet. Puno me sparkatën, me gjithë partnerin. Nuk e di a është dakord partneri në këtë rast”, tha Iliri, transmeton telegrafi.
Ndërkohë, lidhur me kritikën pasoi edhe përgjigja e partnerit të Artës, balerinit Erind, i cili u shpreh: “Po punojmë çdo ditë e çdo javë me hapjen e të gjitha këto”.
Nga nata e dytë përndryshe u eliminia aktorja dhe modelja kosovare, Arbnora Ademaj.