Haradinaj takon bashkëatdhetarët në Gjermani, u thotë se po ndërtojnë një vizion për diasporën

Haradinaj takon bashkëatdhetarët në Gjermani, u thotë se po ndërtojnë një vizion për diasporën

Kandidati për kryeministër nga AAK, Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Augsburg të Gjermanisë.

Atje ai ka takuar bashkëatdhetarët.

Përpara një numri të madh mërgimtarësh, Haradinaj ka thënë se bashkë me partnerët e koalicionit po ndërtojnë një vizion për diasporën.

“Në tubimin e sotëm në Augsburg, zemra e diasporës rrah për Kosovën. Me partnerin tonë të Koalicionit, z. Fatmir Limaj e të tjerët, po ndërtojmë një vizion të përbashkët për diasporën – një forcë transformuese për zhvillimin dhe prosperitetin e shtetit tonë. Bashkëatdhetarët tanë në Gjermani nuk janë thjesht një komunitet jashtë vendit, por një potencial i jashtëzakonshëm për ndryshim”, ka thënë Haradinaj.

Ai është shprehur se qeveria aktuale ka dështuar të krijojë ura të qëndrueshme me diasporën.

Më tej Haradinaj është shprehur se fëmijët e diasporës meritojnë të ruajnë lidhjen e fortë me identitetin dhe kulturën tonë.

Kreu i AAK-së ka ripërsëritur rëndësinë e anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO. /Gazeta Enigma

Related Articles