Haxhiu: Deputetët e VV-së të dëshmojnë a janë qytetarët të popullit apo shefit

<strong>Haxhiu: Deputetët e VV-së të dëshmojnë a janë qytetarët të popullit apo shefit</strong>


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, është shprehur optimist se tërheqja e 30 % të kursimeve pensionale nga Trusti do të jetësohet të enjten.

Ai për Gazetën “Enigma” ka thënë se kriza që e ka kapluar vendin po pamundëson jetën e qytetarëve. Andaj sipas tij kjo do duhej të shërbente si arsye kryesore për ta votuar tërheqjen e Trustit.

“Kriza është e madhe, rritja e çmimeve është jashtëzakonisht e madhe dhe vlera e kredive në vitin 2022 dhe sigurisht është e domosdoshme që t’i tërheqin disa nga kursimet e tyre dhe pastaj të punojmë pa dallime politike për reformën pensionale. Janë disa deputet që janë deklaruar se do ta votojnë trustin edhe nga LVV, dhe mund të ketë kësaj radhe një votim ndryshe. Tash është kërkesë e drejtpërdrejt e qytetarëve dhe prandaj besoj që s’ka asnjë pengesë që të mos votohet kjo”, theksoi ai për Enigmën.

LEXO EDHE: Tërheqja e 30 % të Trustit të enjten rikthehet në Kuvend, nga VV-ja deklarohen nëse do ta votojnë

Ai theksoi se deputetët e partisë në pushtet janë përballë një sfide që do të dëshmojë nëse ata janë ‘deputet të popullit apo të shefit’.

“Iniciativa për Trustin tani është rikthyer në Kuvend me kërkesën e qytetarëve. Tani qytetarët kërkojnë nga të zgjedhurit e tyre që ta mbështesin iniciativën e tyre dhe mendoj që të gjithë deputetët do të jenë para një sfide të rëndësishme në Kuvend. Të dëshmojnë se a janë deputet të zgjedhur të popullit, a e përfaqësojnë popullin apo përfaqësojnë interesa të ngushta politike. Duhet të zgjedhin a janë deputet të popullit apo të shefit, kjo do të jetë sfida”, shtoi ai.

Related Articles