Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, u ka bërë thirrje banorëve shqiptarë në Preshevë e Bujanoc që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme lokale, njofton Gazeta Enigma.
Ish-kryetari i Gjilanit tha se këto zgjedhje duhet të jenë pa imponime, me unitet e vlerësim.
“Mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore. Ju ftoj që të dielën të dilni në mënyrë masive për të zgjedhur përfaqësuesit tuaj në Preshevë e Bujanoc. Këto duhet të jenë zgjedhje pa imponime, me unitet e vlerësim. Besoni në ata të cilët Referendumin nuk e ndërrojnë me reciprocitete e oferta që mashtrojnë dhe shkelin qëllimin e madh!”, ka shkruar Haziri në Facebook. /Gazeta Enigma