Festivali evropian i këngës ‘Eurovision’ ka publikuar listat me shtetet që do të performojnë në dy gjysmëfinalet e sivjetme, më 7 dhe 9 maj, raporton Gazeta Sinjali.
Shqipëria e cila sivjet përfaqësohet nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën ‘Titan’, pritet të performojë në natën e dytë gjysmë finale.
Besa do të ngjitet në skenën e ‘Eurovision’-it e dyta në radhë.
Në të njëjtën natë do të paraqiten para publikut edhe 15 shtetet tjera si, Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armenia, Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda.
Edicioni i 68 do mbahet në Malmo në Suedi, pas fitores së Loreen me këngën ‘Tattoo’.
Finalja e madhe do të mbahet të shtunën e 11 majit.