Lë të shkëlqejë banja juaj edhe pas dushit
Ju jeni të vetëdijshëm se duhet ta pastroni pas larjes, në mënyrë që të përfundoni rutinën tuaj në mëngjes ose në mbrëmje, për të cilën keni nevojë për një pasqyrë.
Ekziston një hile e njohur me shkumën e rruajtjes së burrave, pas së cilës pasqyra në banjë nuk do të mjegullohet edhe pas një dushi të gjatë me ujë të nxehtë.
Një shtresë shkume në sipërfaqen e pasqyrës do të krijojë një mbrojtje të padukshme që do të parandalojë krijimin e lagështirës.
E tëra çfarë ju duhet të bëni është ta lyeni pasqyrën në një shtresë të hollë, dhe më pas ta fshini me një leckë pambuku, në mënyrë që të ruani shkëlqimin, dhe të parandaloni krijimin e lagështirës.
Pas kësaj procedure, do të keni mundësi të bëni dush për javë të tëra, dhe pasqyra në banjë do të jetë e pastër, me shkëlqim dhe pa mjegull.