I dashuri e dogji me benzinë, vdes atletja olimpike

I dashuri e dogji me benzinë, vdes atletja olimpike

Ka ndërruar jetë atletja olimpike nga Uganda, Rebecca Cheptegei.

Ajo vdiq në një spital kenian ku po merrte trajtim pasi 80% e trupit të saj u dogj nga i dashuri i saj, i cili ditë më parë e sulmoi me benzinë.

Atletja Cheptegei ishte 33 vjeçe.

Vdekjen e saj e konfirmoi edhe një zëdhënës i spitalit në Eldoret.

Ndërkaq babai i saj, Joseph Cheptegei, para mediave ka deklaruar se ka humbur një vajzë e cila ishte shumë mbështetëse derisa shpreson që drejtësia të shkojnë në vend.

Policia ka treguar se tek rasti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes atletes dhe partnerit të saj. Sipas policisë ai bleu një shishe me benzinë, e derdhi mni të dhe i vuri flakën. Djegie pësoi edhe autori i veprës.

Cheptegei garoi në maratonën e femrave në Lojërat Olimpike të Parisit më pak se një muaj para sulmit. Ajo përfundoi në vendin e 44-të. /Gazeta Enigma

Related Articles