“I dua shumë rusët”/ Deklarata e Ornella Mutit shkakton reagim në publik: Lufta është gjithmonë…

“I dua shumë rusët”/ Deklarata e Ornella Mutit shkakton reagim në publik: Lufta është gjithmonë…

Aktorja e njohur italiane, Ornella Muti, nuk e ka fshehur asnjëherë raportin e ngushtë që ka me Rusinë. Madje edhe tani që presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur prej 1 muaji luftë në Ukrainë, ajo është shprehur se “i do rusët”.

Muti, e cila nga ana e nënës është me origjinë ruse, në tokën e Putinit ka një banesë dhe një shtëpi të saj. Madje ajo ka aplikuar edhe për shtetësi.

Së fundmi, teksa po fliste për luftën në Ukrainë në një intervistë televizive, përgjigja e saj i la të gjithë pa fjalë: “Për momentin jam konfuze. Është një luftë e gabuar. Jam konfuze sepse më vjen keq”.

“Unë jam gjysmë ruse, nuk është puna ime. Unë i dua shumë rusët dhe ata më duan mua, më vjen keq. Lufta është gjithmonë gabim”, ka thënë aktorja e njohur.

Madje ajo nuk donte të mbante anë kur Fagnani e pyeti nëse ishte dakord se kush është agresori dhe kush është viktima?

Ornella Muti tundi kokën pa dhënë asnjë përgjigje. Ndërkohë deklarata e saj ka shkaktuar shumë diskutime tek opinioni publik.

Related Articles