Këngëtarja e muzikës rep, Tayna, së fundmi është kryefjala e mediave rozë, shkruan Gazeta Enigma.
Mosmarrëveshja me ish-menaxherin e saj, Rinor Hykolli, e ka vendosur dyshën në qendër të vëmendjes.
Kënga e fundit e artistës është fshirë përsëri në të gjitha platformat.
Të paktën kështu ka thënë ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Brenda rreshtave, Tayna përmend edhe faktin se është fëmija i vetëm i familjes dhe se aktualisht babai i saj është në gjendje jo të mirë shëndetësore. /Gazeta Enigma