Edona po vazhdon të mos kursejë ofendimet ndaj Blerandos, në ditët e fundit që kanë mbetur deri në finale.
Finalja e madhe e BBVK2 zhvillohet këtë të premte dhe njëri prej Edonës, Blerandos, Shqipes dhe Lumbardhit do ta fitojë çmimin e madh.
Teksa kanë mbetur edhe katër ditë deri te finalja, banorët po vazhdojnë përplasjet e tyre, me dyshen Edona-Blerando që janë bërë cak i debateve.
Në një debat së fundi nga ta mbrëmë, Edona ka vazhduar me fyerje e ofendime ndaj Blerandos. Ajo e ka quajtur Blerandon me fjalët si “i pafytyrë” e “flliqan”, fjalë të cilat ia kishte thënë vazhdimisht edhe ditë më parë.
Tutje ajo gjithashtu i tha Blerandos se do t’ia marrë çmimin “para fytyrës së tij”.