I shfaqet Dua Lipa në ekran, ky është komenti i Rita Orës për të

I shfaqet Dua Lipa në ekran, ky është komenti i Rita Orës për të

Këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Rita Ora, ishte e ftuar në emisionin e prezantuesit Andy Cohen, bashkë me DJ Diplo.

Ata u vunë edhe përpara një pyetësori për të përshkruar miqtë dhe kolegët e saj me një fjalë të vetme.

Mes tyre në ekran u shfaq edhe ylli tjetër shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa, për të cilën Rita reagoi menjëherë.

“E bukur”, u shpreh autorja e “You & I” me të parë imazhin e Duas, ndërkohë Diplo tha: “shqiptare”, që bëri që Rita të entuziazmohej dhe të brohoriste me krenari.

Kujtojmë që ndonëse të dyja janë pjesë e industrisë më të madhe të muzikës në botë, Dua dhe Rita ndër vite janë komentuar për raportet e tyre.

Thuhet, se dy vajzat shqiptare nuk kanë raporte të mira me njëra-tjetrën.

Related Articles