Familjari i konkurrentes Xhuli Nura, Bekim Nura, si i ftuar në Big Talk në Klan Kosova, ka thënë se disa nga banorët që po e gjykojnë vajzën e axhës së tij, sipas tij, nuk kanë lënë gjë pa bërë në të kaluarën e tyre.
“Ne familjarët qëndrojmë prapa Xhulit, e ka një mbështetje të madhe nga lagjja Nuraj dhe gjithë rajoni andej, ka përkrahjen tonë, meqenëse na i dëgjojmë do tipa që kanë probleme të mëhershme, kanë probleme me plaçkitje, deri edhe me burgosje, me rrahje, për ata edhe si familje nuk na çon peshë se çka thotë ai që e ka një histori jo të mirë”.
“Kemi tani tjerë që e akuzojnë aty për zhveshje. Unë me të thënë të drejtën nuk e kam njohur personin, po me një klikim që i kam bërë, e kom pa që vet ka bërë gjëra të tilla në të kaluarën. Diçka që e ke bërë më herët, nuk ia vlen të akuzosh brenda”, tha Nura.
Në linqet më poshtë mund ta ndiqni videon dhe emisionin e plotë.