Igli Zarka largohet nga Big Brother, kjo është arsyeja

Igli Zarka largohet nga Big Brother, kjo është arsyeja

Aktori Igli Zarka, është larguar sot nga shtëpia e Big Brother.

Kjo u bë e ditur përmes një zarfi të zi që arriti në shtëpinë e Big Brother.

“Banorë, Vëllai i Madh ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother. Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbimine nevojshëm jashtë shtëpisë”, thuhej në mesazhin e dërguar nga Vëllai i Madh.

Banorët thanë se Igli kishte probleme me apandesitin, apo siç njihet ndryshe në gjuhën popullore si “zorra qorrë”.

Banorët kanë mbetur të hutuar nga ky mesazh, derisa e kanë pasur të paqartë nëse Igli do të kthehet përsëri në shtëpi.

Igli hyri në shtëpinë e Big Brother VIP të martën e kaluar. /Gazeta Enigma.

Related Articles