Dy banorët e BBVA 3, Meritoni dhe Heidi janë përfshirë në një debat, ku Meritoni e këshillon atë që të mos i shohë gjërat shumë emocionalisht, t’i marrë në kuadër të lojës dhe të tregohet e ftohtë.
Gjatë kësaj bisede Meritonin e thirrën në dhomën e rrëfimit. Kaq donte Romeo që të niste ofendimet drejt tij, duke i thënë se “i ka lodhur njerëzit” dhe duke e quajtur atë “një mushkë”.
Meritoni: Heidi shikoji ftohtë gjërat.
Heidi: Jam e ftohtë unë.
Meritoni: Mos i merrni gjërat vetëm personalisht, mendoji në kuadër të lojës të gjitha gjërat. Ji e sinqertë të lutem.
Heidi: Jam e sinqertë në këtë pjesë o Meriton.
Meritoni: Shihi ftohtë gjërat.
Romeo: Ik or ik se i lodhe njerëzit, të morën në dhomën e rrëfimit, po ik.
Meritoni: O dallëndyshe.
Romeo: Ik se i lodhe njerëzit.
Meritoni: O mendjemadh!
Romeo: Ik o gomar. Ti je mushkë as gomar nuk je.