Ilir Daja, kandidati kryesor për të marr drejtimin e Kosovës

Ilir Daja, kandidati kryesor për të marr drejtimin e Kosovës

Trajneri aktual i Ballkanit, Ilir Daja ka parakaluar të gjithë emrat në garë dhe shihet si kandidati kryesor apo favorit për t’u bërë përzgjedhës i ardhshëm i Përfaqësueses së Kosovës.

Gjatë ditës së mërkurë, Federata e Futbollit e Kosovës vendosi t’i ndajë rrugët me përzgjedhësin slloven, Primoz Gliha, pas dështimit të Kosovës në eliminatoret e Euro 2024.

Menjëherë pas lajmit të largimit të Glihas, filluan të qarkullojnë lajme me emra të ndryshëm të trajnerëve që pritet ta marrin drejtimin e Kosovës.

Ndër më të përfolurit ishin kroati Nenad Graçan dhe boshnjaku Blaz Sliskovic si përzgjedhës të ri të Dardanëve apo pasues të sllovenit Gliha.

Megjithatë, një trajner i njohur shqiptar dhe i suksesshëm gjithashtu po shihet si favorit për të marr drejtimin e ekipit përfaqësues.

Sipas burimeve të Telegrafit, Ilir Daja është kandidati kryesor për të marr drejtimin e Kosovës.

Arritja e marrëveshjes mes palëve mund të ndodh së shpejti, por trajneri i Ballkanit do të emërohej në detyrë vetëm pas përfundimit të sezonit 2023/24.

Related Articles