Pas incidentit që ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother, Einxhel është dërguar në spital për trajtim të mëtutjeshëm.
Sipas njoftimit zyrtar të Big Brother, asaj i duhet të marrë trajtim më të specializuar pasi ka lënduar krahun, transmeton Gazeta ‘Enigma’.
Njoftimi i plotë:
Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun.
Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.
Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”.
Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat.Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë./Gazeta Enigma/