Sot, Liria është përballur me Vëllaznimin, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të ligës së parë.
Mirëpo jo gjithçka duket se ka përfunduar mirë.
Në fushë janë futur tifozët vendas të cilët tentuan që t’i sulmojnë futbollistët e ekipit kundërshtar.
Lidhur me këtë, detaje kanë dhënë nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi rajonal i Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se nuk ka asnjë të lënduar.
“Ka pasur përleshje mes tifozëve, por policia ka intervenuar shpejt dhe është qetësuar situata pa pasoja”, deklaroi Bytyqi. /Gazeta Enigma