Sot u raportua në media për një përleshje mes këngëtarit të njohur, Bleros dhe sigurimit të KlanKosovës në “After Party-n” e Big Brother VIP Kosova 2, aty ku ishin mbledhur shumë nga banorët e këtij edicioni, së bashku me të dashurit e tyre për të përmbyllur suksesin që shënuan.
Siç bën të ditur sinjalizuesit e Sinjalit të cilët ishin prezent në vendin e ngjarjes ,Blero dhe sigurimi në fjalë u konfrontuan fizikisht pasi, sipas dyshimeve të para, këta të fundit kërcënuan të dashurën e tij, me ç’rast ky i fundit ka ndërhyrë.
Pas ndërhyrjes së Bleros, dyshohet se sigurimi ka sulmuar edhe fizikisht këtë të fundit, por që një gjë të tillë vetë Blero e ka mohuar.
“Nuk bëhet fjalë për rrahje. Ishte një ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt. Si zakonisht, për tituj bombastik, ngjarjet zmadhohen në portale”, u shpreh ai për Prive.