“Injoroja meshkujt e tjerë”, Arbenita thumbon Feron

“Injoroja meshkujt e tjerë”, Arbenita thumbon Feron

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli edhe pse i kanë dhënë fund martesës, nuk ndalojnë së “thumbuari” njëri-tjetrin në distancë.

Në një postim të fundit, ishte Fero ai që deklaroi se se tashmë është mysliman dhe nuk përzihet çfarë bën ish-gruaja e tij.

Pas kësaj deklarate nuk kanë munguar thumbat e njëpasnjëshëm nga Arbenita. Së fundmi ajo ka ndarë një video tjetër ku shkruhet:

“Kur ai nuk më besonte se unë injoroja meshkujt e tjerë për të, derisa edhe ai u bë një prej tyre”, duke nënkuptuar se ajo ka qenë personi që e ka mbyllur lidhjen.

“Injoroja meshkujt e tjerë”, Arbenita thumbon Feron?

Mbetet për t’u parë deri ku do të shkojë loja e thumbave midis ish-çiftit.

Related Articles