Intelektualët e vazhdojnë bojkotin ndaj Dritës

Intelektualët e vazhdojnë bojkotin ndaj Dritës

Tifogrupi i Dritës, “Intelektualët” kanë mbajtur një takim, teksa kanë vendosur ta vazhdojnë bojkotin.

Bojkoti i nisur më 27 nëntor do të vazhdojë edhe më tutje ndaj klubit të Dritës.

“Në takimin e fundit që e kemi mbajtur, ne si tifogrup kemi vendosur që t’a vazhdojmë bojkotin e filluar më 27 nëntor. INTELEKTUALËT i bëjnë thirrje të gjithë atyre që e ndjejnë vetën pjesë e jona që t’a respektojnë vendimin e tifogrupit dhe t’i qëndrojnë prapa atij. Përgjatë kësaj mbledhje është vendosur poashtu për hapat e rradhës që do t’i ndërmarrim. Jemi dakorduar për të gjitha format dhe hapat që do t’i shihni përgjatë ditëve në vijim. Bojkoti më nuk do të jetë i heshtur”, thuhet në njoftim.

Related Articles