Interpretimi rrëqethës i ‘Marshit të UÇK-së’, Fifi përlotet me dedikimin për policin e vrarë

Interpretimi rrëqethës i ‘Marshit të UÇK-së’, Fifi përlotet me dedikimin për policin e vrarë

Këngëtarja e njohur, Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër të flas”.

Në fund të emisionit Fifi recitoi Marshin e UÇK-së.

Ajo këtë interpretim ia ka dedikuar Policisë së Kosovë dhe policit të ndjerë të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku.

Ajo ka folur edhe për situatën në veri, derisa tha se e ka përjetuar shumë rëndë.

[E kam përjetuar] absolutisht shumë rëndë, pasi që unë i kam dajtë e Mitrovicës dhe i kam andej, dhe është goxha e rëndë me i pas familjarët andej, edhe pse nuk janë në veri, por prapë në Mitrovicë janë. Është goxha e rëndë të duash të mendosh prapë të ndodh diçka ose të rikthehet një situatë si 99-ta, s’do të doja të ndodhte”, ka thënë Fifi.

Related Articles