Ish-burri i Drenusha Latifit në BBVK, bëhet thirrje të bojkotohet mediumi

Ish-burri i Drenusha Latifit në BBVK, bëhet thirrje të bojkotohet mediumi

Mbrëmë ngjarje dramatike kanë karakterizuar spektaklin e Big Brother VIP Kosova.

Konkurentja e këtij formati, Drenusha Latifi, është përballur me një ngjarje të sikletshme.

Ish-bashkëshorti i saj, të cilin Latifi e akuzon se e ka dhunuar fizikisht, është bërë banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Mirëpo një veprim të tillë duket se nuk e kanë përkahur shikuesit jasht.

Kjo pasi në internet janë publikuar pamje të disa grave të cilat shkruajn mbi muret e jashtme të kësaj shtëpije, duke bërë thirrjet të bojkotohet mediumi, Klan Kosova.

“Bojkotone Klanin”, “Klani dhunon gratë”, fjali këto të cilat shihen në një video të publikuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Ndërkaq hyrja e ish-burrit të Latifit, Atillës, ka habitur banorët të cilët drejtuan një mori pyetjesh drejt tij dhe produksionit. /Gazeta Enigma

Pamje:

Related Articles