Spektakli televiziv “Big Brother Vip Kosova”, do të nisë me datë 20 tetor.
Është raportuar për disa nga fytyrat e showbizit shqiptar të cilët pritet të jenë pjesë e këtij formati.
Burime të Indeksonline kanë zbuluar që banore në këtë sezonë do të jetë edhe tiktokerja Vesa Vllasaliu.
Vllasaliu ishte e dashura e sulmuesit të Fenerbahçes, Mergim Berisha, të cilët i kanë dhënë fund lidhjes pasi Berisha dyshohet se e ka rrahur atë.
Se a do të flas rreth këtij skandali Vesa, mbetet ta shohim pasi të nis sezoni i ‘nxehtë’ i “BBVK2”.