Ani pse brenda programit të “Për’puthen”, konkurrentët nuk gjejnë dashurinë e tyre, shumica e tyre e gjejnë jashtë programit.
Së fundi njëri nga ish konkurrentët e sezonit të tretë, i ka dhënë fund beqarisë.
Bëhet fjalë për Melikun, i cili u martua me partneren e tij, Jonidën.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një videoje në ‘Instagram’, i veshur dhëndër në një makinë bashkë me gruan e tij tashmë.
“U martova edhe unë më në fund.”, shkruan ish konkurrenti i “Për’puthen” krahas videos.
Meliku, gjatë rrugëtimit të tij në “Për’puthen” kishte takime të shpeshta me Laureta Zyban, nga Kosova., por gjërat nuk shkuan aq mirë.
Ai ishte i deklaruar për Lauretën, por pas një debati të fortë, Meliku tërhoqi deklaratën për të duke u larguar përfundimisht nga emisioni.