Mbrëmë Shqipëria është përballur me Ukrainën, në stadiumin “Air Albania”.
Ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1 me 2 në favor të Ukrainës.
Për ta parë nga afër përballjen e kombëtares shqiptare, e pranishme në stadium ishte edhe ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu.
Në mesin e disa postimeve nga stadiumi, ajo postoi edhe një video në të cilën e etiketoi, futbollistin nga Kosova, Mirlind Dakun.
Postim ky që më pas u komentua nga përkrahësit blogeres lidhur me atë nëse ishte thjesht mbështetje ndaj bashkëvendasit të saj, apo një pëlqim ndaj tij.
Kujtojmë që Vllasaliu njihet për historinë e saj të ndarjes me futbollistin Mërgim Berisha. /Gazeta Enigma