Pas një sezoni të gjatë dhe të suksesshëm, Dafina Zeqiri ka nisur pushimet. Këngëtarja e njohur ka zgjedhur ishullin e Mykonos për të shijuar disa ditë relaksi.
Por duket se gjërat nuk po i ecein sipas planeve!
Teksa Dafina po shijon pushimet, nga ana tjetër ndaj këngëtares është ngritur një padi nga ish-menaxheri i saj Drin Zatriqi, me të cilin i ka prishur marrëdhëniet prej kohësh.
Bëhet fjalë për një prej statuseve të Dafinës në Twitter ku i drejtohej me epitete shumë të rënda ish-menaxherit. Për t’u hakmarrë Zatriqi ka kërkuar gjysmë milion euro dëmshpërblim.
Padia në dokumentin më poshtë:
Lidhur me rastin, nuk ka ende një reagim nga këngëtarja.