Ish-pornostarja, Mia Khalifa: Mos prisni që gruaja juaj të bëjë ato që shihen në filmat për të rritur

Ish-pornostarja, Mia Khalifa: Mos prisni që gruaja juaj të bëjë ato që shihen në filmat për të rritur

Ish-aktorja e filmave për të rritur e kthyer tashmë në modele, komentatore e opininiste, Mia Khalifa ka thënë në një intervistë të fundit se burrat nuk duhet të presin që gratë e tyre të bëjnë ato që shihen në filmat ‘me pullë të kuqe’ pasi bota e televizionit nuk ka asgjë të përbashkët me realitetin.

29-vjeçarja e lindur në Liban, e cila u përfshi për një periudhë me industrinë e seksit dhe u largua tre vjet më parë pas afro një viti, foli në programin e rrjetit BBC, ‘HARDtalk’ ku dënoi pornografinë si një shkatërruese të marrëdhënieve në çift.

“Pornografia dëmton marrëdhëniet dhe krijon varësi, burrat nisin të kërkojnë nga gratë e tyre ato që shikojnë në video, por kjo nuk është realiteti, pasi askush nuk duhet të bëjë ato gjera me personin që dashuron”.

“Unë nisa të bëja porno si njëfarë sekreti i vogël personal, por më shpërtheu në fytyrë. Ishte e tmerrshme”, tha Khalifa.

Në një intervistë të vitit 2019 ajo ka folur me sinqeritet dhe për videon që e bëri të famshme, kur producentët i kërkuan të bënte seks duke mbajtur shaminë islamike.

“Unë i thashë atyre se për këtë do të më vrasin, por isha e frikësuar. E dija që nëse thoja ‘jo’ ata do të më kërkonin ta bëja në formë ‘përdhunimi’ apo dicka tjeter. Ata të intimidojnë dhe përdorin çdo presion”.

Mia tregon më tej se prej të kaluarës së saj është e vetmuar dhe e izoluar nga njerëzit e saj.

“Kuptova se disa gabime janë të pafalshme, por koha i shëron plagët dhe tani gjërat sikur janë më mirë”.

Mia tashmë është kthyer në një modele erotike dhe ka sipas llogarive 4.7 milionë ndjekës në Twitter e 27.6 milionë në Instagram.

Vitin e fundit ajo ka bërë një turne botëror luksi  ndërsa javës që shkoi është parë në Britani ku raportohet se është pritur me entuziazëm nga shumë fansa, burra e gra.

Related Articles