Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, nuk ka hezituar kurrë të publikoj mesazhe të cilat i drejtohen asaj.
Të njëjtën gjë e ka bërë edhe së fundi, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit me emër dhe mbiemër ata të cilët i kanë dërguar mesazhe dhe komente të tmerrshme.
“Dhe ja pra miq, e nis një super dite dhe vjen një koment i tillë…sa i ligë duhet të jesh t’ i urosh fatkeqësi dikujt. Sa i ligë dueht të jesh me ti urosh hyrjen e armikut në konak dhe po flasim për të njëjtit që na shkatërruan emocionalisht, ekonomikisht, psikologjikisht, na vranë e na përdhunuan e na masakruan….na lanë mbrapa në cdo aspekt. E sikur ky komenti kam marrë edhe disa të tjerë të cilat nuk e di pse nuk i kom nxjerr ma herët. Më vjen keq që bëhemi bashkë veç kur ka ndeshje futbolli, bëhemi patriotë vec kur bëhet gol.”, shkruan Fifi.