Ja kush janë banorët e rinj në Big Brother Albania

Ja kush janë banorët e rinj në Big Brother Albania

Dy banorë të ri u bënë pjesë e shtëpisë së Big Brother Albania Vip 2.

Bëhet fjalë për Xhonatan Islamin, i cili shkoi me parashutë në shtëpi. Në klipin prezantues Xhonatani cilësoi Oltën si konkurrenten më të fortë.

Ai tha se ka disa vajza që i pëlqejnë brenda shtëpisë, ndërsa shtoi se babain e ka mbështetjen e tij më të madhe.

Derisa, këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Valbona Mema është banorja e dytë, e cila i shtohet shtëpisë së madhe të Big Brother.

Në klipin prezantues, këngëtarja u shpreh se gjëja që nuk i pëlqen në shtëpi është mungesa e disiplinës, teksa Amosi është i preferuari i saj.

Mema u fut në shtëpi si këngëtare, për të performuar për banorët, pa e ditur këta të fundit që ajo do të ishte banore e re.

Related Articles