Kompania japoneze ka filluar një fazë të re të provës së tretë të ilaçit “avigan” që do të përdoret nga pacientët me koronavirus.
Kompania japoneze “Fuji Film” njoftoi se ka filluar një fazë të re të provës së tretë të ilaçit “avigan”.
“Studimi i ri u drejtohet pacientëve në fazat e hershme të sëmundjes me Covid-19, të cilat kanë faktorë rreziku për përparimin e simptomave serioze”, tha “Fuji Film” përmes një deklarate, raporton Reuters.
Miratimi i këtij ilaçi për përdorim në Japoni u vonua pasi Ministria e Këshillit të Shëndetësisë njoftoi në dhjetor se të dhënat nga provat klinike nuk ishin përfundimtare.