Jasmina nuk u la pa u pyetur se çka mendon për Gresën, banoren e Big Brother VIP Kosova, e cila kohëve të fundit u pa shumë e afërt me Andin, ish të dashurin e protagonistes së “Përputhen”.
Ajo tha se nuk e njeh modelen, mirëpo shtoi se Andi do ta përdorë atë, pasi, sipas saj, atij i intereson publiku.
“Kush është? Do ta përdorë, sepse e ka thënë edhe vetë që publikut i pëlqen të shikojnë çifte, pra të njëjtën po bën edhe në Big Brother siç bëri edhe në Përputhen”, ka thënë Jasmina në “Big Talk” në Klan Kosova.