Ka dhënë dorëheqje trajneri i KF Lirisë, Granit Begolli.
Dorëheqja e tij vije si rrjedhojë e rezultateve të dobëta.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Pas barazimit të djeshëm me Istogun, kryetrajneri Granit Begolli ofroi dorëheqjen. Sot, kryetari i klubit Valon Osmani dhe bordi e miratuan vendimin e tij”.
Ne i urojmë Granit Begollit suksese dhe gjithë të mirat në të ardhmen, me shpresën që një ditë rrugët tona do të bashkohen sërish”, thuhet në kumtesën e ekipit. /Gazeta Enigma