Këngëtarja dhe prezantuesja nga Shqipëria, Jonida Maliqi, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.
Ajo si destinacion ka zgjedhur shtetin turk, në një nga resortet luksoze në Bodrum.
Me këtë rast, krijuesja e hitit “Nuk kam faj që robëroj” ka ndarë disa fotografi atraktive.
Ajo vjen e mahnitshme në një palë bikini të zeza, teksa ka vënë në pah linjat e bujshme trupore.
“Jeta duket më e bukur në stinën e verës”, ka shkruar Maliqi.
Komplimentet kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit që mban në rrjetin e popullarizuar, Instagram.
Jonida viteve të fundit ka qenë më e tërhequr nga muzika, ndërsa është fokusuar më shumë në emisionin e saj të ri “Jonida’s Room”./Gazeta Enigma/